E MADHE: Milot Rashica në formacionin e javës në Evropë

Arritje e jashtëzakonshme. Milot Rashica ndodhet në 11-shen e javës. Por jo vetëm të Bundesligës gjermane. Miloti ndodhet në 11-shen e javës në Evropë. Po, po, pikërisht në formacionin më të mirë të të gjitha ligave evropiane, shkruan Gazeta Olle.

Është gazeta e njohur italiane, Gazeta dello Sport, që e ka vënë Rashicën përkrahë yjeve të mëdhenj botërorë.

Bashkë me Rashicën janë edhe Sterling i Manchester Cityt, Pique i Barcelonës, Muller i Bayernit etj.
Të premten Miloti realizoi dy golësh për Werder Bremenin.