E liroi Mbellan për te Gjilani, Shkupi e zëvendëson me lojtarë 60 mijë euro

Skuadra shqiptare e Shkupit në përgatitjet në Antalia nga dita e sotme i është bashkua edhe një futbollist i ri, bëhet fjalë për 19- vjeçarin Basilio Ndong Owono Nchama i cili vjen nga shteti i Guinea Ekuatoriale, ndërsa ishte pjesë e skuadrës Cano Sport Academy.

“Gjatë kohës së fundit, skauti i skuadrës sonë Bulent Akin (Ish-futbollist i Gallatasarajit, fitues i UEFA Kupës), i cili po qëndron në Afrikë dhe ka përcjellë ndeshjet e Kupën e Afrikës, ka arritur të shënjestrojnë pikërisht Basilion i cili me paraqitjet e tija të mira për reprezentacion e Guineas Ekuatoriale ndaj Nigerisë dhe Rundës, kanë arritur që ta bëjnë të veshë fanellën bardhë e kaltër”.

“Kalimi i Ndong Shkupit i ka kushtuar 60 mijë euro dhe prezenca e tij në skuadër do të jetë e dobishme si për ekipin por edhe për futbollin në Maqedoni”.

Image result for shvercerat

“Futbollisti 19-vjeçar nga Afrika luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, i cili në stërvitjen e parë të skuadrës ishte i mirëpritur nga stafi dhe futbollistët dhe pritet që shumë shpejt të adaptohet në ekip”.

“Kontrata e Basilio me Shkupin është nënshkruar për tre vite e gjysmë”, bëhet e ditur nga FC Shkupi.

Image result for shvercerat