E KRYER: Xhevdet Shabani te Drita (FOTO)

Mesfushori i Feronikelit, Xhevdet Shabani është rikthyer te Drita. Ai në Gjilan rikthehet pas një viti.

Është drejtori i Dritës, Fisnik Kërçeli që e ka postuar një foto me të, duke shkruar se marrëveshja është arritur.

Shabani vitin e kaluar luajti edhe në Teutën e Durrësit. Ditë më parë ishte liruar nga Feronikeli për shkak të largësisë. Shabani është nga Kaçaniku. /Gazeta Olle/

rrapa