E kryer, Alban Shillova arrin marrëveshje me Prishtinën

Alban Shillova do të jetë lojtar i ardhshëm i Prishtinës.

Sulmuesi prishtinas që në edicionin e fundit shkëlqeu me Flamurtarin, ka publikuar vetë klubin e ardhshëm.

Me një foto në Insta Story, Shillova ka publikuar ngjyrat bardhekaltër.

Gazeta Olle mëson se ai ka arritur marrëveshjen me Prishtinën dhe ka mbetur vetëm të zgjidh kontratën me Flamurtarin, të cilën pritet ta përfundojë sot.

Shillova shënoi 10 gola me Flamurtarin, ndërsa u kërkua edhe nga skuadra të shumta të Superligës.