E KONIFRMUAR: Vllaznia konfirmon trajnerin për vitin e ardhshëm

Pavarësisht rënies nga Superliga drejtuesit e klubit Vllaznia kanë vendosur t’i besojnë trajnerit Agron Selmani të paktën edhe për një vit.

Lajmin e ka konfirmuar sekretari i klubit pozheranas Ilir Zuka në një prononcim për Gazetasheshi.com.

“Agron Selmani ka vazhduar kontratën edhe për një vit me klubin e Vllaznisë pasi që bordi i klubit ka vendosur ti besojë edhe më tej punën atij”, ishin fjalët e Zukës.

Selmani udhëhoqi ekipin e Vllaznisë në 15 ndeshje edicionin e kaluar.

Ai nuk jia arriti të shpëtonte skuadrën nga rënia prej Superligës, ndërkohë tani ka marrë “misionin” për ta rikthyer sërish në elitë.