E konfirmuar: Wilder – Ortiz, ja kur do të vihen përballë njëri-tjetrit

Është konfirmuar dueli i radhës për kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, i cili do të rikthehet në ring gjatë muajit nëntor, për t’u përballur me Luis Ortizin.

Ky duel do të jetë i dyti ndërmjet këtyre dy boksierëve, pasi më parë Wilderi e kishte mposhtur Ortizin.

Boksierët do të vihen përballë njëri-tjetrit gjatë muajit nëntor, në qytetin e Las Vegasit.

Në rast se Wilderi triumfon, gjasat janë të mëdha që pastaj të kemi një revansh mes Wilderit dhe Furyt.

Image result for wilder Ortiz