E KONFIRMUAR: Skuadra e njohur ndahet me dy futbollistë

KF Istogu ka konfirmuar dy largime nga skuadra.

Nikollë Prekaj dhe Sercan Pllana largohen nga Istogu, njoftohet në faqen e këtyre të fundit, përcjellë Gazeta Olle.

Prekaj, pritet të udhëtoi drejt Italisë ku ka zgjedhur të jetoi.

Kurse, Pllana, nuk ka bindur drejtuesit e Istogut që të vazhdojnë me të edhe më tutje.

Sercan Pllana

Më poshtë njoftimi i KF Istogut:

Nikollë Prekaj dhe Sercan Pllana largohen nga Istogu

Mesfushori Nikollë Prekaj është futbollisti i parë që largohet nga Istogu. Prekaj ka vendosur që jetën e tij ta vazhdojë jashtë Kosovës, këto ditë ka emigruar drejt Italisë.
Prekaj ishte futbollistë i Istogut për shumë vite me radhë.
E falënderojmë Nikollën për kontributin e tij dhe i dëshirojmë të gjitha të mirat në jetë.

Futbollisti i dytë që largohet nga Istogu është mesfushori anësor Sercan Pllana. Sercani kishte ardhur në Istog në aftatin veror nga Turqia, por gjatë stinorit vjeshtor nuk tregoi shumë dhe kështu me marrëveshje të dyanshme, klub-lojtarë, është vendosur që të ndërprehet bashkëpunimi.
E falënderojmë Sercanin për kontributin e tij dhe i dëshirojmë suksese në karrierën e tij./Gazeta Olle

Nikollë Prekaj