E konfirmuar: Prishtina Volley në Ligën Ballkanike

Lajm i madh për sportin e Kosovës, klubi i volejbollit Prishtina Volley – M do të garojë në Ligën Ballkanike.

Është një sukses i madh për sportin skofiar, sepse do të shënojë edhe një histori tjetër të volejbollit tonë.

Kryetrajneri i prishtinasve, Xhavit Kajtazi, konfirmon pjesëmarrjen në këtë garë të rëndësishme.

“Njëra ndër skuadrat më të mira të Kosovës në volejboll për meshkuj, Prishtina Volley M do të merr pjese në Ligën Ballkanike.

Fituesi i Kupës së Kosovës në vitin 2015 dhe nënkampioni i shumëfishtë i shtetit, i themeluar në vitin 2014, Prishtina Volley-M, pritet te përforcohet me lojtarë vendorë dhe të huaj, në mënyrë që të ketë paraqitje të denjë dhe cilësore”, shkruan Kajtazi në profilin e tij në facebook.