E konfirmuar: Lorik Cana arrin marrëveshje me Nantesin

 Lorik Cana pritet edhe zyrtarisht të kalojë te Nantes e Francës. Është presidenti i klubit francez Waldemar Kita, ai që e ka konfirmuar marrëveshjen.

“Lorik Cana do të nënshkruajë me Nantes në orët e ardhshme. Lajmin ma konfirmoi Waldemar Kita (president i klubit)”, ka shkruar në Twitter, gazetar i RTL të Francës, Pascal Praud.

Te Nantes është transferuar edhe Ermir Lenjani.

Loriku pritet që të shtunën të kryejë testet mjekësore. Ai largohet pas katër vitesh nga Lazio. /Gazeta Olle/