E konfirmuar: Ky është largimi i parë nga Chelsea gjatë verës

Konfirmohet largimi i parë nga skuadra e Chelseat për afatin e verës.

Pedro Rodrigues tashmë ka thënë se nuk do të jetë pjesë e klubit londinez, transmeton Gazeta Olle.

Kontrata e Pedros 32-vjeçar me Chelsean skadon në qershor dhe ai më herët ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Londra.

“Unë do të largohem, por për momentin nuk është gjë më e rëndësishme. Do të vijë koha të mendojë se çfarë të bëjë me të ardhmen time, por tash nuk është gjëja më me rëndësi, kur nuk e di së pari as ku do të shkosh të stërvitesh”, ka thënë sulmuesi spanjoll për “Cadena Ser”.

Spanjolli ishte transferuar në vitin 2015 te Chelsea nga skuadra e Barcelonës për 27 milionë euro.