E konfirmuar: Klubi i njohur italian transferon Etrit Berishën për 4 milionë euro

Etrit Berisha i ka bindur të gjithë gjatë këtij sezoni fantastik te Atalanta. I transferuar nga Lazio te skuadra zikaltër në formë huazimi, portieri i kombëtares shqiptare është kthyer në një lider të vërtetë te Atalanta.

Falë edhe sigurisë që ka përcjellë 28-vjecari mes shtyllave në 20 takimet që është aktivizuar në këtë sezon, Atalanta ka arritur të zhvillojë një sezon fantastik dhe po lufton me Lazion, Interin e Milanin për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

“Tuttomercatoweb”, shkruan se Atalanta i ka bërë një ofertë të parë klubit bardhekaltër për Berishën, por 4 milionë euro. Për të lënë përfundimisht të lirë lojtarin, bardhekaltërit kërkojnë 7 milionë Euro gati dyfishin e shumës së ofruar nga Atalanta për 28-vjecarin.