E konfirmuar: KB Prishtina largon dy basketbollistë të huaj nga skuadra

Skuadra e KB Prishtinës ka shkëputur bashkëpunimin me dy lojtarë të huaj.

Shea Feehan dhe Jonathan Hanssen nuk do të jenë më pjesë e kampionit të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori gjeneral i Prishtinës, Florian Miftari për asistionline.com, përcjellë Gazeta Olle.

“Kemi shkëputur marrëveshjet me dy lojtarët për shkakun se nuk kemi qenë të kënaqur me atë se çfarë treguan deri tani”.

Tutje, Miftari tregoi se tek Prishtina mund të vijnë edhe zëvendësuesit eventual të lojtarëve të larguar.

“Lojtarët në fjalë ka mundësi që ti zëvendësojmë dhe së bashku me trajnerin po e shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Miftari.

Prishtina pas dy dite luan ndeshjen e parë në FIBA Euro Cup ndaj Apoel Nicosia.