E konfirmuar: Gotze largohet nga Dortmundi këtë verë

Michael Zorc, drejtori i përgjithshëm i Dortmundit ka konfirmuar lajmin për largimin e Mario Gotze gjatë kësaj vere.

E gjitha kjo pasi kontrata e mesfushorit skadon gjatë kësaj vere, ndërsa ka dështuar marrëveshja për renovim, shkruan Gazeta Olle.

Drejtori i përgjitshëm në klubin e Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka njoftuar se 27 vjeçari do largohet gjatë verës.

“Mario do të largohet këtë verë. Është vendim që është marrë nga të dyja palët pas diskutimeve rreth situatës” – ka thënë ai për ‘Sky Sports Deutschland’.

Për ish mesfushorin e Bayern Munichit besohet se interesim kanë shprehur Milani, Lazio e Roma.