E konfirmuar: Feronikeli dhe Drenica në negociata me kosovarin që luan në Shqipëri

Mesfushori i Flamurtarit të Vlorës, Argjend Mustafa, ka folur për afatin kalimtar të verës dhe skuadrën e ardhshme. 

Në një intervistë për “Panorama Sport”, kosovari Mustafa zbulon interesimin e Feronikelit dhe Drenicës.

“Në fakt, kam disa oferta. Më kanë ofruar dy ekipe nga Kosova për të vijuar karrierën time me ta”, deklaroi Mustafa.

“Janë Feronikeli dhe Drenica. Po ashtu, ka edhe nga Ballkani, por nuk mungojnë as nga Shqipëria”.

“Ende nuk kam vendosur, por do t’i shikoj me kujdes. Siç e thashë, nëse gjërat rregullohen, prioritet do të ketë Flamurtari. Së pari, do të ulem në bisedime me drejtuesit në Vlorë”, shtoi ai.