E konfirmuar: Besnik Hasi largohet nga Anderlechti

Besnik Hasi nuk do të jetë trajner i Anderlechtit edhe në sezonin e ardhshëm. Mediat belge kanë bërë të ditur sot se drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin nga Gjakova dhe kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës.

“Besnik Hasi nuk do të vazhdojë me Anderlechtin. Fatkeqësisht menaxhmenti ka vendosur ta ndërprejë bashkëpunimin. Vendimi zyrtar nga klubi do të kumtohet të premten”, shkruan “dhnet.be”, përcjellë “GazetaOlle.com.

Ndërkohë, menaxheri general i Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck, deklaroi: “Ne patëm një diskutim konstruktiv me Hasin. Nëse kemi vendosur për një trajner tjetër. Do të vendosim pas të dalim me vendimin për Hasin”. /Olle

hasii