E konfirmuar: Ballkani udhëton drejt këtij vendi për fazën përgatitore

Ballkani i Ismet Munishit i ka befasuar të gjithë këtë edicion.

Skuadra nga Suhareka është shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës me 34 pikë të tubuara pas 17 ndeshjeve, raporton Zëri.info.

Pas një stinori fantastik, Ballkani së shpejti do të shkojë edhe në pushim dimëror.

Pas pushimit, futbollistët e Ballkanit do të udhëtojnë në Antalia për t’u përgatitur sa më mirë për pjesën e mbetur të edicionit.

Image

Trajneri Ismet Munishi në një prononcim për Zëri.info ka bërë me dije se skuadra e tij do të udhëtojë gjatë muajit janar drejt Antalias.

“Përgatitjet për pjesën e mbetur të edicionit do t’i bëjmë në Antalia. Ende nuk e kemi planifikuar datën e saktë”, ka thënë Munishi.

“Atje do të punojmë rreth 12 ditë”, shtoi Munishi.

Ndryshe, Ballkani tashmë ka nisur të mendojë edhe për transferimet e dimrit.

Mbrojtësi i Feronikelit Arbër Prekazi do të jetë ardhja e parë te Ballkani për afatin kalimtar të janarit.

Image