E konfirmon Federata: Feronikeli nuk është bërë kampion

 Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, ka konfirmuar për GazetaOlle.com, se Feronikeli nuk e ka siguruar matematikisht titullin e kampionit.

Ai ka thënë se edhe përballja e tretë me Besën, llogaritet në fund të kampionatit, nëse Feronikeli dhe Besa përfundojnë me pikë të njëjta.

Momentalisht dallimi është gjashtë pikë, dhe Besa pret në javën e ardhshme Feronikelin. Dy përballjet e para mes tyre favorizojnë Feronikelin.

Feronikeli është duke festuar titullin momentalisht pas fitores 1:0 ndaj Hajvalisë. (Gazeta Olle)