E kërkoi gjysma e Superligës së Kosovës, përfundon te Vllaznia e Shkodrës

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit.

Siç e kishte pranuar edhe vetë lojtari disa ditë më parë, tashmë Xhevahir Sukaj quhet një lojtar i Vllaznisë.

Ditën e sotme sulmuesi ka firmosur kontratën bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, e cila e mban lidhur me klubin shkodran deri më 31 maj të këtij viti.

sukajvllaznia-470x331

Sukaj do të udhëtojë bashkë me ekipin drejt Ulqinit për të nisur me përgatitjet për fazën e mbetur të edicionit.

Për lojtarin e njohur kishte interesim nga shumë klube të Superligës sidomos Drita ishte ajo që kishte shfaqur më shumë interesim.

sukaj-470x329