E keni harruar Shpëtim Babajn, ai ‘godet’ me këtë deklaratë për futbollin e Kosovës

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Shpëtim Babaj, tash e disa muaj është larguar nga Kosova dhe po jeton në Norvegji, raporton GazetaOlle.com. 

Ish-futbollisti i cili ka lënë gjurmë në futbollin e Kosovës teksa po aktivizohet te skuadra Fortuna nga Oslo.

Image

GazetaOlle.com e ka kontaktuar Babaj për ta pyetur për mundësinë e rikthimit në futbollit e Kosovës, mirëpo përgjigjja e tij ka qenë e prerë. “Jo, për momentin nuk do të kthehem e sidomos si futbollist jo.

Po e përcjellë edhe gjendjen në futbollin e Kosovës. Është për të ardhur keq pasi që edhe pas pranimit në FIFA dhe UEFA prapë vazhdon mjerimi për futbollistët dhe trajnerët tona, në përjashtim të dy-tre ekipeve”, i ka thënë Gazetës Olle, Shpëtim Babaj.

babaj_3706-696x487

Ai ndër të tjera e vlerësoi edhe kampionatin. “Liga do të ishte shumë më shumë kualitative dhe më interesante sikur të rregullohej infrastruktura dhe të ishin financat në rregull pa marrë parasysh se janë ato. Futbollistët do të ishin shumë më të motivuar sikur ata paga që kanë rënë dakord, do të paguheshin, do të ishin shumë më profesionistë dhe më të motivuar”, potencoi Shpëtim Babaj.

Ai ka karrierë mjaft të pasur si futbollist pasi që ka luajtur në shtatë kampionate të ndryshme në Evropë.

Babaj në fund njoftoi po qëndron në Suedi për arsye familjare. /Gazeta Olle/

babaj