E kaluara e hidhur e Caron Butler

Njëri nga basketbollistit më të respektuar viteve të fundit në NBA, Caron Butler ka tronditur të gjithë me autobiografinë e tij. Butler ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij e cila duket se ka qenë shumë e zymtë.

Nga një djalosh i rrugëve që mbante armë me vete, nga një konsumues droge që edhe e shiste atë, Butler ka arritur të ndryshoi jetën e tij duke u bërë basketbollist i famshëm në botë.

“Ëndrra ime nuk ishte të bëhem basketbollist si Michael Jordan, por të bëhem trafikant si Jonebug. Deri në moshën 15 vjeçare kisha shkuar plot 14 herë në stacionet policore ku akuzohesha për vepra të ndryshme kriminale të cilat i kisha bërë.

Isha një fëmijë i rritur pa baba sepse më kishte lënë të vogël. Frymëzimin për tu bërë trafikant e mora nga xhaxhai im që kontrabandonte marihuanë. 38 dollarë kushtonte atëkohë një qese e vogël marihuanë.

Isha edhe përdorues i drogës sepse para se ta shes më duhej që ta provoja. Mbaja pistoletë me vete të kalbirit .32. Isha bërë pjesë e një bande që ishin të njohur për krime.

E shikoja nënën dhe gjyshen time që po shkatërroheshin nga veprimet e mija. Në një burg një oficer më këshilloi që të lë prapa krimin dhe të bëhem djalosh familjar. Unë vendosa ta ndryshoj peisazhin e jetës time për të bërë një djalosh i dashur nga nëna ime. I premtova asaj se do të ndërtoj karrierë dhe do ta bëj krenare” ka rrëfyer Butler, transmeton indeksonline.

Caron Butler ka qenë kampion i NBA me skuadrën e Dallas ndërsa disa herë ishte pjesë edhe e yjeve të All Star në NBA. Sot Caron Butler është 35 vjeçar dhe luan me skuadrën e Sacramento Kings

loading...

Loading...