E jashtëzakonshme: Cristiano Ronaldo në Shkup

Sefer Canoski, pronar i universitetit FON, nëpërmjet një statusi në Facebook ka paralajmëruar ardhjen e Cristiano Ronaldo në Shkup.

Ai më tutje ka shtuar se më në fund Ronaldo ka pranuar ftesën e Universitetit FON, me që rast ka shprehur gëzimin e tij për këtë vizitë, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.

“Më në fund, pas 9 viteve pranoi të jetë mysafir i Universitetit FON… Së shpejti… më të mirët në një vend…”, transmeton Gazeta Olle.