E grushtoi kundërshtaren, futbollistja dënohet përjetë

Një futbolliste boshnjake i është ndalur futbolli përjetë pasi ka grushtuar një kundërshtare.

Silvija Sekaçiq është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen mes Zheljeniqarit dhe Mladostit pasi ka grushtuar Adnu Ljubanoviqin.

Federata e futbollit në Bosnjë ka marrë vendim që të dënojë për jetë futbollisten që kishte sulmuar rëndë kundërshtaren e saj.

“Njerëzit si Silvija nuk kanë vend në futboll dhe e meritojnë dënimin përjetë”.