E gjithë bota po flet për këtë që po ndodhë mes tifozëve francezë dhe atyre kroatë

Franca zhvillon sot ndeshjen më të madhe të 20 viteve të fundit, ndërsa Kroacia luan sfidën më të rëndësishme në histori.

Përkundër këtij fakti, tifozët e dy Kombëtareve janë të bashkuar para ndeshjes, përcjellë “Lajmi.net”.

FIFA ka publikuar një video ku tifozët francezë dhe ata kroatë, brohorasin të bashkuar në rrugët e Moskës.

“Franca, Kroacia, Franca, Kroacia”, ishin thirrjet e tifozëve, që qëndronin së bashku.

Për dallim nga Euro 2016 në Francë, në Rusi organizimi ka qenë shumë më i mirë, gjë që edhe ka paralandauar huliganizmin.