E ‘frikshme’, skuadra të mëdha si Man.City, Bayern, Barcelona, PSG, mund t’i shohim në Prishtinë gjatë muajit shtator

KFF Mitrovica ka bërë historinë e futbollit femëror në Kosovë.

Tashmë kjo skuadër ka kaluar në mesin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaOlle.

Në këtë fazë, ndeshjet do të jenë vajtje-ardhje.

Por kundërshtarët e mundshëm për skuadrën kosovare janë vërtet të frikshëm.

Me shortin që pritet të hedhet pas dy dite, Mitrovica gjendet në vazon 2.

E nga vazo 1, gjenden kundërshtar si: Atl.Madrid, Man.City, Lyon, PSG, Bayern Munchen, Barcelona etj.

Ndeshjet e para priten të zhvillohen me 11/12 shtator, kurse ato të kthimit pas një jave.

Gjithsesi vetë plasmani në mesin e 32 skuadrave më të mira për Mitrovicën është sukses në vete, duke ditur se kaloi grupin me tri fitore në poaq ndeshje./GazetaOLLE