E fitoi titullin e kampionit vjeshtor me 89-shin, mund të kalojë menjëherë te Skënderbeu

Është mbyllur gjysmë sezoni në Superligen e Kosovës dhe kampion vjeshtor është shpallur Trepça 89′ me 39 pikë, katër më shumë se Prishtina e vendit të dytë.

Pikërisht tek kjo skuadër, kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, ka huazuar dy sulmueset kryesor të ekipit John John dhe Bonfice.

John John  është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit më 12 gola dhe mosha e tij është shumë e re, pasi është vetëm 18 vjeçar.

Por Skënderbeut i ka rënë në sy forma e mirë e portierit 21 vjeçar, Bledar Hajdinit.

Me paraqitjet e tij ai shihet si pasuesi ideal i Orges Shehit.

Hajdini është thirrur dy herë nga Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan faqja e njohur Albanian Team. /Olle/

hajdini