E fitoi Kupën, Argjend Mustafa ia dedikon këtij personi trofeun

Argjend Mustafa ishte lojtari nga Kosova që të premten mbrëma fitoi Kupën e Shqipërisë me Laçin. Ai luajti titullar duke qenë ndër më të mirët në fitoren 2:1 ndaj Kukësit.

“Jam i lumtur për këtë sukses. Dua të falënderoj presidentin, por sidomos trajnerin Cungu, i cili më qëndron gjithmonë pranë dhe mendoj se ky sukses i takon atij. Ndeshja më e vështirë e sezonit ka qenë kjo e sotmja dhe falë Zotit ia dolëm me sukses. Shpresoj të qëndroj në Laç edhe sezonin tjetër, por si fillim duhet të mendojmë të bëjmë mirë në Kupat e Europës”, deklaroi ish-mesfushori i Prishtinës dhe Kosovës së Vushtrrisë. (Gazeta Olle)