E drejtoi skuadrën nga televizori!

Hajvalia barazoi të premten me Ferizajn në fushën e kësaj të fundit me shifrat 0:0. Trajneri Ismet Munishi, nuk udhëtoi me skuadrën në Ferizaj, ndërkohë që për Gazetaolle.com, ka zbuluar arsyet e mos-shkuarjes në Ferizaj. “Kam pasur kërcënime nga njerëz të ndryshëm në këtë qytet dhe nuk kam mundur që të udhëtojë fare. Kryesia e klubit ka ngulur këmbë që mos të udhëtojë në Ferizaj. Ndeshjen e kam parë në televizor, dhe jam mundur që nëpërmjet telefonit, t’u japë instruksione trajnerëve të tjerë”, ka thënë trajneri më i mirë për vitin 2014, Ismet Munishi.