E diela me Superligën, sot luhen katër ndeshje interesante

Sot zhvillohen katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 23-të, ku padyshim vëmendja më e madhe shkon në kryeqytet ku ballafaqohen dy rivalët e vjetër, Prishtina e Vëllaznimi, në ora 14:00.

Në po të njëjtin orar, “Shahin Haxhiislami” hap dyert për derbin e nxehtë dukagjinas, Besa-Istogu, Trepça ’89 kërkon fitoren e detyrueshme ndaj Ferizajt në “Riza Lushta” derisa Kosova e Vushtrrisë e pret rivalin rajonal, Trepçën.

Orari dhe gjyqtarët

Prishtina – Vellaznimi      
(I.Kelmendi. A.Latifi. V.Kelmendi. N.Rraci)
Besa – Istogu  
(G.Nuza. L.Muhadri. B.Rama M.Baliu)
Kosova (V) –  Trepça    
(T.Maloku. F.Jashari. K.Bajrami. M.Bejtullahu)
Trepça 89 – Ferizaj    
(G.Shala. D.Preniqi. S.Haziri. I.Shuleta)