E dhimbshme: Ish-trajneri i kombëtares shqiptare në boks pëson vdekje klinike, shkaku i koronavirusit

Koronavirusi ka tronditur sportin në Shqipëri. Ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti, është gjendje tepër të rëndë.

Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të nga Koronavirusi, ndërkohë së fundmi Ministria e Shëndetësisë raporton se ai ka pësuar vdekje klinike dhe mbahet me aparatura nga mjekët,shkruan Panorama Sport, raporton Gazeta Olle.

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me jetën.

Ministria e Shëndetësisë: Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!/