E dhimbshme: Kamioni ia këputi dorën, rumuni i kthehet futbollit me dorë të plastikës

Tinejxheri rumun ka realizuar ëndërrën e tij jetësore duke luajtur prapë futboll profesional edhe pse pa një dorë.

Cosmin Lambru u inkuadrua nga banka rezervë për nëntë minutat e fundit për skuadrën, Petrolul Ploiesti në ndeshjen ndaj Miovenit.

Mysafirët humbën në penallti me rezultat, 3:4 por rezultat nuk pati ndonjë ndikim të madh në realizimin e ëndrrës së Lambru.

I riu i talentuar e humbi dorën e tij kur u goditë nga një kamion që kur ishte vetëm 8-vjeçar.

nintchdbpict000320446377

Megjithatë pas trajtimit të deritashëm, mjekët konstatuan se Lambru mund të luajë futboll.

Duke folur për Daily Sport në lidhje me këtë incident, Lambru tha: ”Ne ishim duke shkuar në shtëpi kur u goditëm nga një kamion, ku pësova unë”.

”Por, unë u futa nën kamion dhe ai më shkeli dorën. Ndjeva dhimbje të tmerrshme, por menjëherë më dërguan në spital”.

Pavarsisht këtij lëndimi të tmerrshëm, Lambru refuzoi që të dorëzohej në karrierën e tij prej një futbollisti duke debutuar këtë javë. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000361280743