E dëmtoi Flamurtarin, ky është ndëshkimi për gjyqtarin

Gjyqtari kryesor, Kreshnik Vula, që akordoi një penalti shumë të dyshimtë për Dritën, në fitoren e barazhit ndaj Flamurtarit, është ndëshkuar me notën e dobët 1.

GazetaOlle.com mëson jozyrtarisht se kontrollor ishte Përparim Hasani.

Olle ka provuar të kontaktojë Hasanin, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Drita fitoi në penalti, koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1. (Gazeta Olle)