E dashura modele e futbollistit të Kosovës, po i ‘çmend’ tifozët në Instagram

Albert Vallci është futbollisti i fundit që ka rrëmbyer kryetitujt e gazetave kosovare.

Mbrojtësi 23-vjeçar i cili, pasi fitoi titullin e divizionit të dytë austriak me Wacker Inssbruck, u transferua te Red Bull Salzburgu, ku pritet të vazhdojë zhvillimin e tij si lojtar, shkruan Insporti.

Është përfolur shumë edhe për një ftesë nga Bernard Challandes për të në Përfaqësuesen “Dardane”.

Sidoqoftë, kësaj radhe nuk janë golat apo paraqitjet e tij që kanë tërhequr vëmendje, transmeton Gazeta Olle.

Është e dashura e tij jashtëzakonisht joshëse, e cila e ka gjetur veten protagoniste të këtij artikulli. Është fjala për Theresa Ruetz, modelen nga Austria, e cila në baza ditore “ngazëllen” 10,000 ndjekësit e saj në Instagram.