E çuditshme, edhe trajneri i del kundër Neymarit: Ja fjalët e tij

Situata nuk është më e mira e mundshme tek Paris Saint Germain.

Neymar JR është rikthyer dje në skuadër, në ndeshjen kundër Starsbourg, por tifozët nuk e kanë pritur askap mirë brazilianin.

Gjatë 90 minutave lojë, tifozët e PSG nuk ndalën vërshëllimat drejtuar Neymar.

Kurse këtë situatë, trajneri Thomas Tuchel e ka komentuar shumë thjeshtë, duke thënë se Neymar duhet pajtuar me situatën.

“Nuk ishte e lehtë, sepse ai është sensitiv, por ai bëri mirë” ka thënë Tuchel.

“Kjo është jeta, nuk ishte e lehtë as për tifozët, gjatë afatit kalimtar. Kjo është arsyeja pse ai duhet të pranojë sjelljet e tyre. Nuk ishte e lehtë” ka thënë tutje trajneri gjerman.

PSG gjatë së mërkurës ka një test mjaft të vështirë në Ligën e Kampionëve, kur vihet përballë Real Madrid.