E bujshme: Mësoni se çka janë të gatshme të bëjnë Manchester United dhe Chelsea për Elseid Hysajn

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, edhe në këtë edicion ka treguar formë të lartë te skuadra e Napolit nē Serie A, shkruan Gazeta Olle.com.

Futbollisti i cili aktivizohet si mbrojtës i djathtë, e ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Klubet nga Premierliga angleze Manchester United dhe Chelsea janë në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Kështu ka raportuar sot gazeta angleze Daily Mail.

Klubet në fjalë janë të gatshme të pauajnë 44 milionë euro për shërbimet e lojtarit nga Shkodra. /Gazeta Olle/