E BUJSHME/ Kosova ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin e Kombëtares

Pas ndeshjeve jo të mira të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës ka marr një hap të pritshëm.

Tashmë nga posti i trajnerit të Kombëtares së Kosovës në basketboll është shkarkuar, Damir Mulaomerovic.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja “Basketbolli kosovar” e cila shkruan se FBK ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin boshnjak, përcjell Gazeta Olle.

Mulaomerovic është bërë trajner i Kosovës në vitin 2018, dhe njëkohësisht ishte edhe trajner i Prishtinës në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë se Kosova në katër ndeshje ka pësuar tri humbje dhe ka arritur një fitore për parakualifikime të EURO2021.

Image result for Damir Mulaomerović coach kosovo