Dybala dridh Juventusin: Nuk bëj premtime

“Dua të fitoj sa më shumë trofe, kjo është dëshira ime e vetme”. Këto javë fjalët e Paulo Dybalas në një intervistë të dhënë për “France Football”. Pasi analizoi humbjen në finale e Championsit ndaj Realit në Cardiff, sulmues argjentinas e pranoi se largimi i Dani Alvesit dhe Pogbasë, ka ndikuar në lojën e Juventusit.

“Dani është një nga më të mirët që kam parë duke luajtur futboll. Ma mungon një futbollist me vizionin e tij të lojës dhe daljet në sulm. Edhe largimi i Pogbasë na dha një goditje. Më të kisha mirëkuptim të plotë në fushë, ndërsa jashtë ishim miq të ngushtë. Buffon? Është një legjendë, në moshën 40-vjeçare duket sikur ka vetëm 20.”

I pyetur nëse do të dëshironte të qëndronte përjetë te Juventusi, Dybala u përgjigj:

“Nuk dua të bëj premtime kur jo gjithçka varet nga unë. Nuk mund të them as që ky do të jetë sezoni im i fundit në Torino. Topi i Artë? Do të më pëlqente në të ardhmen të sfidoja Neymarin, sikurse Messi rivalizon sot Cristiano Ronaldon, por braziliani është më afër këtij çmimi se unë.”

dybala

Messi apo Ronaldinho, cili ka qenë idhulli i Dybalas?

Kur isha i vogël admiroja Ronaldinhon, por Leo është Maradona i brezit tonë. E kam për nder që luaj me të në kombëtare. Ai ka lindur lider. Falë tregolëshit të Messit në Ekuador, Argjentina sot është në Botëror.

Dybala