Dy yje shqiptarë te Sigal Prishtina? (FOTO)

Fjalët që i tha kryetari i klubit të Prishtinës, Blerand Stavileci, në emisionin sportiv të Klan Kosovës ditë më parë, ka filluar t’i bëj realitet.

Pas një takimi që kishte zhvilluar me basketbollistin me përvojë, Ermal Kuqo, ai sonte është parë të ketë biseduar me basketbollistët kosovar që po luajnë me sukses në Slloveni, Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati.

Stavileci kishte thënë se ëndërron krijimin e një skuadre me basketbollistë si Ermal Kuqo, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, pse jo edhe Kenan Spahi, ndërsa siç po shihet ai po punon me të madhe në këtë drejtim.

Kreu i klubit kampion, u takua me dyshen në fjalë (foto) në Lubljanë të Sllovenisë, në tentim për t’i bindur për një kalim potencial te Bardhekaltërit, raporton Borozani. Pasi që fitoi trofeun e parë ndërkombëtar, duke triumfuar në ligën ballkanike, Sigal Prishtina, tashmë po synon një garë më të madhe: ‘Eurochallenge’ ose ‘Eurocup’.

erjon(1)