Dy talentët e Prishtinës kërcënojnë Dritën me humbje

Drita dhe Prishtina sa herë takohen dhurojnë interesim të madh të futbolldashësit. Nuk ka rëndësi asnjëherë pozicioni në klasifikim.

Pra, edhe këtë përballje, e ndajnë pozitat e kundërta në klasifikim, vendasit për t’i ikur fundit, ndërsa për mysafirët, të mbajnë hapin me kreun.

Dy talenëtet e Prishtinës, Shend Kelmendi dhe Lorik Boshnjaku duan fitore në këtë takim.

Kelmendi: Jemi përgatitur të shënojmë fitore

Kelmendi që ka filluar ta kap formën pas lëndimit pritet të startoj kundër Dritës.

“Nga stadiumi në Gjilan më mbetët kujtimi i mirë i shënimit të golit në debutim. Njëjtë jemi përgatitur edhe për këtë ndeshje që të shënojmë dhe padyshim të fitojmë ndeshjen. Realisht, kemi rënë momentalisht në vendin e tretë dhe s’kemi çfarë të presim tjetër, përveç fitores dhe mbajtjen e kreut edhe pse Drita ka ekip të mirë dhe e kompletuar me ardhjen e trajnerit të ri, Munishi. Por, unë shoh forcën tonë nga portieri deri në sulm, dhe jo vetëm unë, por tërë ekipi duhet të japim më të mirën nga ne”, ka thënë sulmuesi, Shend Kelmendi i cili kthehet titullar pas javës së dytë.

Boshnjaku: Forca jonë është grupi – mund t’ia dalim t’i arrijmë të gjitha ambiciet

Në anën tjetër edhe Lorik Boshnjaku nuk e fsheh dëshirën për fitore.

“Së pari, mirë që jam kthyer nga lëndimi dhe po ndihem tërësisht i gatshëm t’i ndihmoj skuadrës me të cilët kam filluar të komponohem përsëri. Me Dritën, përveç që pres ndeshje me shikues shumë, pres edhe lojë të mirë. Me lojë kolektive, si grup, edhe pse kemi lojtar shumë të mirë individual, por grupi është forca jonë kryesore dhe bashkë mund të ia arrijmë jo vetëm fitoren me Dritën, por mund t’i arrijmë të gjitha ambiciet që i kemi”, ka thënë Lorik Boshnjaku, i cili po ashtu, golin e vetëm të shënuar ka po nga fusha e Gjilanit me Gjilanin.