Dy skuadrave që vazhdimi i kampionatit në vjeshtë nuk u shkon për shtati

Ditë më parë, Komisioni i Garave i FFK-së vendosi që stinori vjeshtor i Vala Superligës të luhet deri në xhiron 18 me mundësi që të zhvillohet edhe java 19 nëse lejojnë kushtet atmosferike.

E kjo situatë nuk i përshtatet aspak Besës dhe Vllaznisë së Pozheranit.

Pejanët ka disa ndeshje që luajnë me juniorë për shkak të bojkotit të skuadrës së parë.

Kësisoj, vazhdimi i stinorit edhe për disa xhiro është goditje për klubin që duhet të luajë me juniorë, pasi kryesia ende nuk është e gatshme t’i kryejë obligimet ndaj futbollistëve.

besa

Ngjashëm është edhe me Vllazninë. Skuadra nga Pozherani ndryshe nga Besa, ka të gjithë futbollistët me të cilët startoi kampionatin, por nuk po ia del të ketë rezultate.

Kryesia ka planifikuar që në pranverë të bëjë ndryshime, por vazhdimi i stinorit i prish shumë plane.

Ndryshe, nga 15 ndeshje, Vllaznia ka vetëm një fitore dhe dy barazime duke qenë e fundit në renditje me vetëm pesë pikë.

vllaznia