Dy skuadrat e mëdha gjermane rikthehen në Bundesligë (FOTO)

Stuttgarti dhe Hannover 96, janë dy skuadrat e mëdha gjermane që janë rikthyer në Bundesligë.

Të dyja skuadrat u larguan vitin e kaluar nga elita e futbollit gjerman, dhe në rangun e dytë qëndruan vetëm një vit.

Stuttgarti përfundoi në vendin e parë me 69 pikë, kurse Hannover në të dytin me 67, shkruan Gazeta Olle.

stutgart

Në vendin e tretë doli Eintracht Braunschweig, të cilës kërkojnë Bundesligën përmes barazhit. Ata luajnë me Wolfsburgun, që kërkon mbijetesën nga Bundesliga.

Lajm I keq për Valdet Ramën dhe skuadrën e tij, Ëuzburger Kickers, të cilët humbën statusin e anëtarit të Bundesligës 2, pas humbjes së sotme.

Bashkë me Karlsruhen u larguan nga Bundesliga 2. Kurse, Munich 1860 e Fanol Perdedajt do të luajë në barazh për mbetje në Bundesligë.

hanover