Dy ndeshje në muajin mars: Kosova U-21 ju pret në “Adem Jashari”

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 do ketë punë të vështirë në muajin mars.

Ekipi i Rafet Prekazit do ti ketë dy takime të vështira në muajin e ardhshëm pavarësisht se luan si vendas në “Adem Jashari”.

Së pari me 22 mars Kosova U-21 takohet me Azerbejxhanin U-21. Në këtë takim djemtë tanë do jenë më të favorizuar duke parë cilësitë që kanë, ndërsa ndeshja e parë e luajtur në Baku, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, shkruan futbollikosovar.com.

kosovau21ekipi

Kurse pesë ditë më vonë, me 27 mars, në stadiumin “Adem Jashari”, zbarkon kampioni evropian Gjermania U-21.

Kujtojmë se Gjermania U-21 ka fituar ndeshjen e parë ndaj Kosovës me rezultat minimal 1-0.

kosovau21