Dy mungesat e mëdha të Kosovës ndaj Finlandës

Kosova nuk i ka të sigurta përforcimet e reja, shkaku i dokumentacionit, por që pritet që në ditët në vijim FIFA t’iu kthejë përgjigje.

Mirëpo, derisa për Valon Berishën, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin, Alban Mehën, Herolind Shalën, Sinan Bytyqin, dhe të tjerët ka shpresa të mëdha se do të luajnë në sfidën e së hënës, Albert Bunjaku ka konfirmuar dy mungesa të mëdha.

Është mbrojtësi, Loret Sadiku, që prej dy vitesh luan me Kosovën, ai që do të mungojë në këtë takim. Bashkë me të, shkaku i dokumentacionit, mungon edhe ardhja nga Kombëtarja e Suedisë, Arbër Zeneli, që luan me Heerenveenin.

“Sadiku sapo i është bashkuar klubit të ri Kasimpasa, dhe nuk është në gjendje të mirë fizike. Në marrëveshje edhe me të dhe trajnerin e tij, kemi vendosur të mos e ftojmë këtë herë. Zeneli mungon shkaku i dokumentacionit”, deklaroi Bunjaku në konferencën për shtyp, raporton Gazeta Olle.