Dy medalje nga Sllovenia

Notaret e kombëtares së Kosovës bënë paraqitje të mirë në turneun e Kranj të Sllovenisë.

Ato u stolisen me dy medalje.

“Notaret tona kanë arritur dy medalje, një të artë dhe një të bronztë. Melisa Zhdrella në disiplinën 100 metra bretkosë e fitoi medaljen e artë me kohë të kaluar për 01.20.18 minutë, që është edhe rekord absolut shtetëror, duke tubuar edhe 516 pikë në FINE kategoria B, dhe Sara Imeri në 100 metra bretkosë rrëmbeu medaljen e bronztë – kategoria B”, thuhet nga Federata e Notit e Kosovës.

Loading...