Dy lojtarë të Hajvalisë pranë kalimit te Partizani i Tiranës

Arbër Prekazi dhe Mërgim Pefqeli janë shumë pranë kalimit te Partizani i Tiranës.

Lajmi bëhet i ditur për GazetaOlle.com nga menaxheri kosovar. Hashim Vitia. Ai njihet si ura lidhëse e futbollistëve kosovarë në skuadrat shqiptare, pasi deri më tani ka ndërmjetësuar dhjetëra lojtarë.

Qendërmbrojtësi Prekazi në gjashtë muajt e fundit luajti me Hajvalinë, kurse një vit më herët fitoi titullin e kampionit me Kosovën e Vushtrrisë.

arberiii

Ai llogaritet njëri nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë për momentin, kurse në Partizan pritet të zëvendësojë Amir Rrahmanin e larguar.

Krahas tij, paraqitje fantastike te Hajvalia bëri edhe Mërgim Pefqeli. Mesfushori i krahut më herët ishte edhe tek Trepça. (Gazeta Olle)

pevqeli