Dy karton të kuq brenda pak javësh – Felipe Melo befason të gjithë me reagimin e tij

Brenda tri jave është ndëshkuar dy herë me karton të kuq.

Bëhet fjalë për mesfushorin Felipe Melo i cili është skuqur në fundjavë, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori i Palmeiras u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të të ndeshjes.

Por befasia e madhe ishte se pas kartonit të kuq ai filloi të qante dhe është dashur të ngushëllohet nga bashkëlojtarët derisa po largohej nga fusha në ndeshjen kundër Gremios në Copa libertadores.

Futbollisti në fjalë ishte pjesë e Interit dhe Juventusit kohë më parë në Evropë.