Dy gjigantët evropianë interesohen për sulmuesin e Kosovës

Një lajm sa i bujshëm aq dhe i çuditshëm është duke qarkulluar në mediat holandeze.

Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Donis Avdiaj.

Sipas “Soccernews.nl”, 22-vjeçari ka zgjuar interesin e 2 klubeve prestigjioze si Arsenali dhe Juventusi.

Avdiaj është pjesë e skuadrës së Uillem 2 në kampionatin holandez, ku në 19 sfida ka arritur të realizojë 8 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një interesim nga Juventus dhe Arsenal, pasi nuk raportohet për ndonjë ofertë konkrete të mbërritur në adresë të klubit holandez.

donis-avdijaj-600