Dy futbollistët kosovarë në formacionin më të mirë të javës në Shqipëri, tjetri në 11-shen e dështuar

Kategoria Superiore luajti fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së 19. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – SKËNDER GEGA

Mund të ishte pa dyshim Bledar Devolli i Kastriotit trajneri i javës, por edhe Ardian Mema i Tiranës, pasi skuadrat e tyre arritën fitoret më të thella. Mirëpo, për nga rëndësia e ndeshjes dhe taktika që ndoqi në transfertën ndaj Skënderbeut, Skënder Gega është pa diskutim trajneri i javës së 19- të. Lëvizjet në formacion i dhanë të drejtë Gegës, pasi Partizani thuajse nuk u rrezikua aspak nga Skënderbeu.

skender gega

FORMACIONI MË I DOBËT

Capture1

TRAJNERI MË I DOBËT – GENTIAN MEZANI

Largohet nga Luftëtari pas një humbjeje të turpshme në Gjirokastër nga Kastrioti. Mezani ishte i pafuqishëm në një situatë ku drejtuesit e klubit thuajse e kishin braktisur në çdo aspekt dhe në ditën e ndeshjes ndaj Kastriotit mezi bëri 11 lojtarë. Ndoshta mund të ndihet i tradhtuar edhe nga ata që u besoi formacionin, por ekipi u shthur totalisht. Notë negative edhe për Orges Shehin dhe Ernest Gjokën.