Duro: Patëm kontrollin, Gjilani fitoi falë një pakujdesie

Shpëtim Duro u shpreh i zhgënjyer për nga mënyra se si Drita humbi derbin ndaj Gjilanit.

Tekniku nga Shqipëria deklaroi që derbi të tillë vendosen nga momente të veçanta.

“Ishte një derbi i bukur dhe spektakël nga koreografia. Aroma e derbit ndihej gjatë gjithës javës, por s’jam aspak i lumtur sepse humbëm”, deklaroi Duro, përcjellë Gazeta Olle.

“Kam përjetuar derbi të tillë edhe në të kaluarën dhe këto ndeshje vendosen nga situate të veçanta”.

“Kontrolluam pjesën e parë totalisht por kundërshtari na dënoi me një pakujdesi tanën dhe goli iu dha moral të madh”.

Ai tha që tani iu mbetet djemve bardhekaltër të çojnë kokën për të marrë pikë nga ndeshjet tjera. /Gazeta Olle/