Durmishi, vërshëllima pafund në çdo prekje të topit

Deklaratat e futbollistit shqiptar të Danimarkës, Riza Durmishi, para ndeshjes kundër Shqipërisë, i cili tha që nuk ka menduar të luajë kurrë për ndonjë përfaqësuese tjetër pos nordikëve, duket se i kanë nervozuar tifozët shqiptar.

Për këtë arsye, Durmishi është vërshëllyer maksimalisht në çdo prekje të topit, gjatë pjesës së parë të takimit.

Ndryshe, pjesa e parë ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë u mbyll me rezultat të barabartë, 0:0.