Durim Gashi pranë Dritës

Futbollisti i Prishtinës, Durim Gashi, pritet që të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës dhe një mundësi shumë e mirë për të është pikërisht Drita e Gjilanit.

Klubi bardhekaltër e ka telefonuar Gashin dhe negociatat po shkojnë mirë, mirëpo akordi përfundimtar nuk është arritur ende.

“Jam në bisedime me Dritën dhe jemi shumë afër gjetjes së akordit, por deri më tani nuk e kemi arritur një gjë të tillë. Besoj që shpejtë do të përfundojmë punë”, deklaroi Gashi për GazetaOlle.com.

Ai shtoi në fund se po largohet nga Prishtina me vetëdëshirë.